Presidentja Osmani sot do ta presë në takim shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin do ta dekorojë më urdhrin “Hasan Prishtina”.
Takimi nis në orën 14:15.
“Në orën 14:15, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin do ta dekorojë me urdhrin “Hasan Prishtina”. Mediat i interesuara për ta përcjellë takimin, duhet të jenë në Presidencë më së voni në orën 14:00”, thuhet në njoftim.