E rëndësishme është se kosovarët kanë filluar të jenë kreativë deri në atë pikë sa të kryejnë edhe punë spiunazhi për llogari që burrave apo grave që dyshojnë se partnerët ia dredhin me tjetrin apo tjetrën.
E mundësia e njoftimit për secilën punë apo biznes që do ta bësh, nuk ka qenë kurrë më e lehtë sesa tani nëpërmjet rrjeteve sociale.
Një e tillë rezulton të jetë hapur të shtunën me 30 korrik dhe nuk është dosido, por mban emrin Kosovo Dedective, raporton lajmi.net.
Në përshkrimin e dhënë ku është vendosur edhe e-maili për kontakt, por asnjë adresë dhe asnjë numër telefoni, saktësohet se këta detektivë kryejnë hetime private.
Pyetjet që këta detektivë privatë pretendojnë t’u japin përgjigje janë të shumta, për të gjitha çiftet që ndjejnë se diçka nuk shkon në rregull në lidhjen e tyre.
“Kur frika e pabesisë bëhet një pjesë e jetës suaj, ju keni nevojë për përgjigje!”, shkruan në përshkrimin e punës që bëjnë këta detektivë e të publikuar dy ditë më parë në faqen e hapur në facebook.
“ Ne e kuptojmë se për të kontaktuar një hetues privat për të kontrolluar të personin tuaj është e vështirë për të bërë, por të jetosh me frikë dhe dyshime është qartësisht më e keqe”.
“Hetuesit tanë merren me prova që ju ofrojnë juve që ju duhen për të ecur përpara me jetën tuaj, ne do të bëjmë këtë në një mënyrë të zgjuar dhe profesionale”, shkruajnë detektivët privatë, raporton lajmi.net.
“Detektivët që i kemi në shërbimin tuaj” mund të zbulojnë pikëpyetjet që ju dyshoni!”.
Por në anën tjetër, këta detektivë duket se kanë harruar një gjë shumë të rëndësishme.
E ai është Ligji!
Këta detektivë duhet ta dinë se me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, rrezikojnë burgun nëse ndërhyjnë në jetën dhe të dhënat private të tjetrit.
Neni 2 I këtij ligji saktëson se të dhëna personale janë çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (subjekt i të dhënave).
Por më shumë se kaq, pika 1.2 e këtij neni është edhe më specifike që flet për përpunimin e të dhënave personale.
“Çdo veprim ose një sërë veprimesh të cilat kryhen në të dhënat personale, qoftë me ose pa ndihmën e mjeteve automatike, siç janë: grumbullimi, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatshmëria ose ndryshimi, korrigjimi, konsultimi, përdorimi, zbulimi përmes transferimit, shpërndarjes ose mënyrave tjera të vënies në dispozicion, bashkimi ose kombinimi, bllokimi, asgjësimi ose shkatërrimi”./lajmi.net
Detektivët Privatë që zbulojnë ilegalisht tradhtitë e çifteve në Kosovë
Ka pa rëndësi nëse frymëzimi u ka ardhur nga përpjekja për të bërë para në këto kohë të vështira apo nga ndonjë prej serialeve që për bazë kanë spiunimin.