0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Ditën që dëgjojmë fjalën “sanksion” nga SHBA, do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi s tregoi përshtypjet e tij pas takimit që pati me emisarin amerikan, Gabriel Escobar dhe se a po hynë Kosova në një fazë të re të “sanksioneve”.

Krasniqi tha se në ditën që do ta dëgjojmë fjalën “sanksion” nga SHBA-ja, do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën.

“Ditën që do ta dëgjojmë zyrtarisht fjalën “sanksion nga SHBA do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën dhe jo vetëm për Albin Kurtin. Por penalizimet dhe ndëshkimet tani më kanë filluar dhe janë bërë publike. Nuk ka pasur kurrë ndonjëherë më të rëndë sesa përjashtimi i Ushtrisë së Ksoovës nga stërvitja më e madhe ushtarake në ballkan e cila udhëhiqet nga SHBA”, tha ai.

Ai tutje tha se ka informacione edhe për nivelin e anulimit të vizitave dhe sipas tij është shqetësuese.

Krasniqi tha se është i sigurt se vetëm kryeministri Kurti i di detajet dhe paralajmërimet.

Ai tha se kostoja e shkatërrimit të relacionit tonë me partnerët tanë strategjikë është jashtëzakonisht e madhe dhe nuk ia vlen.

“Secili qytetarë i Kosovës sot duhet të ia shtroj një pyetje vetvetes se çka ia vlen koston e humbjes së mbështetjes amerikane për Kosovën. Nuk ia vlen asnjë veprim pavarësisht a është aq i drejt dhe legal si kërkesa për t’i dërguar katër kryetar në katër ndërtesa të braktisura nga zyrtarët sepse përkundër që është veprim legal, i drejt dhe legjitim, kostoja e shkatërrimit të relacionit tonë me partnerët strategjikë është jashtëzakonisht më e madhe dhe nuk ia vlen“, ka thënë Krasniqi./RTV21

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img