2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Rrëzimi i Kurtit është shpëtim për Kosovën

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se rrëzimi i kryeministrit Albin Kurti është shpëtim për Kosovën.

“Ne kësaj radhe mendojmë se rrëzimi i Kurtit është shpëtimi i Kosovës. Hiç nuk është më rëndësi se a humb Aleanca vota a nuk humb. Nuk lajthiten më qytetarët aq lehtë si në të kaluarën, sepse zotëri Kurti ka prolonguar barazi, ekonomi, infrastrukturë, kombëtarizim e të tjera, të gjitha kanë rënë në ujë, ka prolonguar që s’ka diskutim me Serbinë pa u gjetur të zhdukurit, pa kërkuar falje, ai bërë kthimin e dëmëve, pa i gjetur eshtrat e të zhdukurve, pa i vënë para drejtësisë kriminelët serbë e të tjera, të gjitha këto në opinion publik zotëri Kurti i ka pasur përditshmëri, këto sot s’mund t’i thotë asnjë më”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

Ai tha se mocioni për rrëzim të qeverisë është shumë serioz.

“Mocioni është shumë serioz, nuk është aventurë edhe në të kaluarën ka pasur parti të vogla politike që e kanë rrezuar qeverinë”, është shprehur ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img