2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla: Kosova e hapur për zgjedhje të reja në veri

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka deklaruar se Kosova është e hapur ndaj mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore të vendit, të banuara me shumicë serbe.

Gërvalla, siç raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, tha se para kësaj duhet të ndërmerren hapa të tjerë.

Në katër komunat veriore të vendit, të banuara me shumicë serbe, situata u tensionua të hënën, kur kryetarët shqiptarë e morën detyrën pas zgjedhjeve të 23 prillit.

Për mundësinë e zgjedhjeve të reja në këto komuna, pas kërkesës së ndërkombëtarëve, ka folur edhe diplomatja kosovare, Donika Gërvalla. Ajo ka vënë në theks se fundi i dhunës është kushti i parë për të konsideruar zgjedhje të reja.

“Po, ne jemi të hapur për zgjedhje në këto katër komuna, por për të pasur zgjedhje të reja duhen hapa në mes”, tha ajo.

Gërvalla ka kërkuar edhe angazhim nga Serbia, që të mos i kërcënojë serbët që jetojnë në Kosovë për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

“Sepse, ne e shohim që kemi nevojë për përfaqësues që pranohen nga populli, por nuk mund t’i kemi këta përfaqësues nëse bojkotohen zgjedhjet, dhe nëse njerëz që pastaj marrin pjesë dhe përballen me dhunë nga këto turma dhe bandat kriminale që vijnë nga Serbia”, u shpreh ministrja Gërvalla.

Pas trazirave në veri të vendit, NATO-ja ka shtuar prezencën, derisa përforcimet kanë arritur këtë javë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img