7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjeneva do të votojë për tatim shtesë për të pasurit

Votuesit e Gjenevës do të vendosin më vonë këtë muaj nëse duhet të vendoset një taksë e përkohshme ndaj shumë të pasurve.

Sipas planeve të paraqitura nga partitë e krahut të majtë – ata me më shumë se 3 milionë CHF do të duhet të paguajnë 2500 CHF shtesë për çdo milion mbi 3 për 10 vjetët e ardhshme.

Mbështetësit thonë se do të mbledhë 200 milionë CHF shtesë për kantonin, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Por, të tjerë thonë se kjo do ta bëjë Gjenevën shumë të shtrenjtë për shumë të pasurit – dhe mund të largohen. Ata theksojnë se kantonet e tjera kanë norma më të mira për të pasurit.

Deputeti i Këshillit të Madh për Partinë e Qendrës, Sébastien Desfayes, paralajmëron se mund të jetë një veprim shumë i dëmshëm, pasi piramida tatimore e Gjenevës është shumë e varur nga një numër shumë i vogël taksapaguesish.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img