1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Statovci nga Amerika: Asgjë s’e cenon lidhjen e Kosovës me ShBA-në dhe vizionin tonë për demokraci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka njoftuar se po merr pjesë në takimin e pestë të nivelit të lartë të Rrjetit të Pikave Kryesore për Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Uashington DC, SHBA.

Statovci, atje është nominuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Temë diskutimi ka qenë pjesëmarrja, fuqizimi politik dhe ekonomik i grave me qëllim forcimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të aftë për t’i kontribuar sigurisë, paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm, është shumë me rëndësi.

Ajo ka thënë se Kosova ka përfituar shumë në këtë drejtim nga partneriteti me SHBA-të.

Statovci ka folur edhe për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç’rast ka thënë se asgjë nuk i cenon lidhjet me SHBA-në.

“Rruga jonë e fuqizimit të demokracisë, paqes dhe sigurisë mbetet e koordinuar fuqishëm nga ky bashkëpunim i pa cenueshëm. Kosova mbetet projekt i rëndësishëm i vlerave dhe idealeve të demokracisë perëndimore, dhe ky është vizioni i qartë i shoqërisë tonë e cila aspiron standardin më të lartë të shoqërisë. Asgjë nuk e cenon lidhjen e Kosovës me SHBA-të, meqë asgjë nuk cenon vizionin tonë shumë të vendosur për demokraci”, ka shkruar Statovci në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img