-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Australisë

Presidentja Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Australisë, Richard Rodgers.

Në njoftim thuhet se Osmani e ka uruar Rodgers dhe “ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve tona”

Gjithashtu Osmani ka falënderuar Australinë për “mbështetjen e palëkundur për Kosovën përgjatë viteve, duke potencuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së mëtejme në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe forcimit të pozitës sonë ndërkombëtare”.

“Në raport me zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon dhe Evropë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka folur mbi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të shteteve demokratike dhe paqedashëse për t’i kundërshtuar përpjekjet e vazhdueshme të forcave keqdashëse jodemokratike.”

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img