0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

E akuzoi për kërcënim, Bekë Berisha thotë se Dugolli “po rren”: Zgjedhjet janë afër

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, deklaroi se gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështje të Sigurisë është kërcënuar verbalisht nga kryetari Bekë Berisha. Për këtë të fundit ai tha se ka shkelur rregulloren e Kuvendit, duke ndezur cigaren në sallën ku po mbahej mbledhja. Por, Berisha ka mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë dhe sipas tij, Dugolli po viktimizohet për të fituar edhe një mandat tjetër të deputetit.

Në anën tjetër, Dugolli ka paralajmëruar se do të ndjek procedurat parlamentare ndaj deputetit Berisha.

Në mbledhjen e sotme të komisionit ka raportuar drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

“Dua të ju informoj që kryetari i këtij komisioni, shfrytëzoi momentin që mediat nuk ishin aty dhe nuk kishte regjistrime, bëri fillimisht shkelje ligjore duke ndezur duhanin në ambientet e mbyllura, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, gjë që është e ndaluar me ligj. Dhe në momentin që mori vërejtje nga deputeti Dimal Basha që ta fik cigaren, lëre që nuk e fiki cigarën por me sjelljet e tij tregonte një sjellje të njeriut të fortë, me muskuj që bën çfarë të dëshiron dhe sillet si të dëshiron. Prandaj, filloi edhe ta humb arsyen, argumentin. Në momentin që pyetjet e drejtuara ndaj drejtorit të PK-së, nuk e morën përgjigjen që dëshironte politike që kërkonte nga drejtuesit të PK-së, ai filloi ta humb krejtësisht arsyen. Dhe kur e marrë fjalën si nënkryetar i parë i komisionit, insistoj që ta marrë fjalën, nuk i pëlqen fjala ime, nuk i pëlqen mënyra se si unë komunikojë dhe nuk i shkon për shtati që ai dëshironte, ai më kërcënon verbalisht në prezencë të të gjithë deputetëve dhe në prezencën e drejtuesve më të lartë të PK-së”, deklaroi ai.

Tutje, Dugolli shtoi se Berisha e ka fyer dhe kërcënuar verbalisht, për çka sipas tij janë prezent edhe anëtarët e tjerë të komisionit.

“Më drejtohet se ‘vetëm je i sëmurë, je keq me shëndet se ty ta kisha treguar vendin tani këtu’. Që ishte kërcënim direkt verbal dhe fjalët tjera fyese që mund ta dëshmojnë të gjithë anëtarët e komisionit por edhe drejtuesit e Policisë së Kosovës. Prandaj, unë konsideroj se fillimisht i lartëpërmenduri, kryetari i komisionit Bekë Berisha, ka bërë shkeljen e rregullores së kuvendit, gjegjësisht nenit 65, pika 1, në të cilën deputeti Berisha ka përdorur gjuhë jo-parlamentare ndaj meje, me sjelljen e tij ka penguar zhvillimin e mbajtjes së mbledhjes së komisionit, si dhe pikës 3 të po këtij neni ku deputeti në fjalë, ka ripërsëritur sjelljen e tij të vrazhdë e me fjalor jo parlamentar edhe në mbledhjet e mëhershme”, shtoi ai.

Deputeti i LVV-së deklaroi se do të ndjek procedurat parlamentare ndaj Bekë Berishës.

“Unë do të ndjek procedurat e duhura parlamentare, do t’i drejtohem kryetarit të kuvendit dhe kryesisë së kuvendit për adresimin e masave disiplinore ndaj deputetit Bekë Berisha, kryetar aktual i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes”, tha ai.

Por të gjitha këto i ka mohuar kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha.

“Deputeti Dugolli e ka shumë problem zgjedhjen edhe një mandat dhe tash zgjedhjet janë afër, këta kanë dështuar në çdo aspekt. Edhe në këtë formë do të mundohet tash e tutje edhe deputetët tjerë me nxjerrë këso gënjeshtra, që të mund të marrin edhe ndonjë votë. Përndryshe unë dua ta pyes se çfarë problemi ke tash, nëse dëshiron me marrë ndonjë votë dil rrej diku tjetër apo gjej ndonjë formë tjetër. Sepse kjo puna e viktimizimit është konsumuar në Kosovë. Nuk është e vërtetë as që e ka kërcënuar kush, jam kryetar i komisionit fjalën ja dha atij edhe pse është nënkryetar. Kur jam duke folur nuk dëshiroj me më ndërhyrë. I kam thënë që ti je përkrahës i qeverisë, nuk të intereson Kosova, por të intereson se si ta fitojë edhe një mandat edhe me marrë atë rrogë edhe me kry ndonjë punë në ndonjë ministri”, deklaroi ai.

Ai tha se në raportimin e drejtorit me dyer të mbyllura është diskutuar për organizimin që e ka bërë Policia e Kosovës në veri.

“Sipas raportimeve të policisë, përgatitja e Policisë së Kosovës ka qenë në nivelin e duhur dhe operacionet kanë shkuar ashtu si i kanë menduar. Ka pasur moral të lartë të PK-së, mirëpo shqetësimi im është se u bërë ky ushtrim disa herë edhe në fund vetëm po keqpërdoret politikisht. Kryeministri Kurti ka disa herë që po e dërgon Policinë e Kosovës atje dhe ata po kthehen. Parlamenti i Kosovës, deputetët e pozitës po din të japin fjalime të forta prej këtu, kryeministri Kurti po din të bëjë fjalime politike dhe lojëra politike, mirëpo në kurrizin e atyre që kanë shumë nevoja dhe janë në vijë të parë të frontit”, deklaroi Berisha.

Në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes ka raportuar drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Ai ka kërkuar që në diskutimin për situatën në veri, mbledhja e komisionit të mbahet e mbyllur për media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img