Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka nënshkruar gjashtë vendime të ndryshme në Qeveri.
Në një nga vendimet e marra nga Mustafa është aprovimi i i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit të Projektit për Sigurinë e Ujit dhe Mbrojtjen e Kanalit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.
Gjithashtu është aprovuar në parim Nisma për negocimin e Marrëveshjes për Financim për Projektin e Konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,.
Po ashtu kryeministri Mustafa ka nënshkruar edhe aprovimin për negocimin e Marrëveshje për Bashkëpunim Teknik për vitin 2016 ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.
Më poshtë mund të shihni të gjitha vendimet: