FC Ferizaj zyrtarisht ka ndarë rrugët me trajnerin kroat, Andrej Panadic.
Kjo është njoftuar nga vet klubi ferizajas përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.
Panadiç ishte në krye të shtabit teknik tash e 7 muaj, ku në sezonin pranveror nën drejtimin e tij, skuadra nga Ferizaj arriti të mbledhë 28 pikë.
Megjithatë, Ferizaj humbi ndeshjen e barazhit në penallti ndaj Lirisë dhe do të garojë në Ligën e Parë edicionin e ardhshëm.