7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ferizaj kërkon fitore në tavolinë ndaj Lirisë, nga e cila u mposht në fushë dhe ra nga Superliga

Liria arriti të dielën ta fitojë ndeshjen e barazhit kundër Ferizajt, të cilin e zbriti në Ligën e Parë, kurse vet u inkuadrua në Superligë.

Fillimisht ferizajasit u pajtuan me realitetin e hidhur për ta, por tani gjërat kanë ndryshuar. Ferizaj ka bërë kërkesë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) që ndeshja e barazhit me Lirinë të regjistrohet me rezultat zyrtar, 3:0, në favor të tyre dhe rrjedhimisht Ferizaj të mbetet në Superligë kurse Liria në Ligën e Parë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express kryetari i klubit ferizajas, Lulëzim Abazi. Ai ka thënë se Liria në ndeshjen ndaj Ferizajt ka aktivizuar lojtarë pa kontrata valide, andaj ankesa e Ferizajt thotë se është e bazuar dhe duhet të aprovohet nga FFK.

Sipas Abazit, disa lojtarë të Lirisë kishin kontrata me klubin prizrenas vetëm deri më 31 maj, kurse ndeshja është luajtur me 4 qershor.

“Po, kemi bërë ankesë. Në afatin brenda 24 orë pas ndeshjes kemi bërë ankesë. 1 ose më shumë futbollistë nuk i kanë valide kontratat deri më 30 qershor ashtu siç i kemi ne. I kanë deri më 31 maj, ajo nuk është e lejuar, si kontratë nuk ka mbulues mëri. Kjo është jonormale”, ka deklaruar Abazi për Gazetën Express.

Ai pret nga FFK t’i jap fitore në tavolinë Ferizajt,

“Besoj që së shpejti komisioni mblidhet dhe e shqyrtojnë ankesën tonë para se me u vendos si lojë e kryer, pasi që ankesën e kemi bërë brenda afatit ligjor. Presim që të pranohet kjo ankesë. Ju e dini që unë për një karton e kam humb ndeshjen e fituar nga Behari. Prandaj drejtësia duhet të shkojë në vend, mos të ketë standarde të dyfishta. Janë disa lojtarë. Një prej tyre është Liridon Fetahaj që vet është paraqit nëpër portale që ka dekalaruar vet që ka kontratë deri më 31 maj. Një prej arsyeve ka qenë kjo, por pastaj kemi marrë vesh që janë edhe disa tjerë që nuk kanë kontrata deri më 30.06”, përfundoi ai.

Ndeshja e barazhit Ferizaj – Liria ishte mbyllur baras, 0:0 në kohën e rregullt dhe në vazhdime, kurse Liria kishte fituar përmes penalltive duke u kthyer pas 4 vjetësh në Superligë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img