Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, njoftoi se ka filluar studimi i fizibilitetit dhe i vlerësimit të ndikimit social mjedisor për ndërtimin e Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit.
Ai publikoi në Facebook pamje të hartës së lokacionit në Suharekë.
“Filluam studimin e fizibilitetit dhe vlerësimit të ndikimit social mjedisor për Ndërtimin e Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit. Urime të gjithë qytetarëve të Therandës”, ka shkruar Aliu.
Kryeministri Albin Kurti kishte bërë të ditur se janë iniciuar hartimet e studimit të fizibilitetit për tri diga të reja, e një prej tyre kjo në Dragaçinë.
Ndërtimi i digës ishte konsideruar çështje që do të bënte stabilizimin e kësaj zone me ujë.