-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Trazirat në veri të Kosovës po destabilizojnë bizneset

Ramiz Gashi, pronar i një kompanie prodhuese vendore thotë se për shkak të trazirave në pjesën veriore të Kosovës ka pas një ngecje në sigurimin e lëndës së parë dhe të transportit.

Kjo jo vetëm te ne si prodhues që jemi por edhe në ekonomi ndikojnë trazirat për të keq dmth edhe në këtë rast trazirat në veri kanë ndiku bukur shumë, duke marrë parasysh që eksporti shumë herë edhe bojnë përmes Mitrovicës sepse trasportuesit si rrugë aty me të lirë dhe kjo ka ndikuar sepse nuk po kanë me siguri të plotë. Ka pas vonesa për shkak të landës se parë.

Edhe Njazi Musliu, një afarist tjetër kosovar, vlerëson se trazirat politike në vend po reflektojnë negativisht në tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë.

“Te ne si prodhues ka ndiku bukur shumë d.m.th në atë aspektin negativ, shkaku që në komplet prodhimin tonë e kemi transportin ndërkombëtar për shtetet evropiane edhe mu vet personalisht isha këto ditë në Gjermani dhe kjo u reflektojke shumë shume keq. Bile kisha një takim me një partner i cili shprehi dëshiren me ardhe me na vizitu, por shkaku i situatës me tha me vjen keq se une në këtë situatë nuk muj me ardhe dmth që është shumë dëm i madh për Kosovën .”, tha ai për RTV21.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, nga ana tjetër vlerëson se kriza në veri përfshinë shumë fusha të ekonomisë, Zana Beqiri nga kjo Dhomë thotë se thellimi i krizës, çon edhe në ikjen e punëtorëve nga vendi.

“Problemi me krizën në veri është se ndikon në secilën fushë të biznesit sepse në momntet që ka një krizë automatikisht ndikon edhe në porositë që bahen të bizneset tona edhe në shitjet që bizneset që mund të kenë e posaçërisht bizneset që kanë klientele jashtë Kosovës. Kjo automatikisht shihet shqetësimi, problemi tjetër është që ndikon edhe një klime jo shume e mirë sa i përket vet punëtorëve, sa me shumë që thellohet kriza, aq më tepër bëhet kërkesa e punëtoreve për të ikur jashtë.”, tha ai

Njohës të ekonomisë bëjnë thirrje që të veprohet sa më shpejt në përmirësimin e imazhit ekonomik të Kosovës. Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, vlerëson se normalizimi i situatës politike do të sillte përfitime për komunitetin e biznesit dhe rritjen e investimeve të huaja.

“Nuk e kam brengën vetëm se është një opinion i tillë që është kriju dhe po dëmtohet çdo ditë e më tepër brenga më e madhe është që shqetësues edhe fati i bzineseve ekszistuese në Kosovë, prandaj besoj që është koha kur duhet të kuptohet rëndësia e stabilitetit politik, është koha kur kuptohet rëndësia e mbështetjes së sektorit privat por mbi të gjitha besoj që është koha urgjente kur duhet diplomacia ekonomike të jetë sa me aktive që të ndikojë në forma të ndryshme që ta përmirësojë imazhin enrom të dëmtuar të Kosovën., tha ai.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës, që u bojkotuan plotësisht nga serbët lokalë. Këta ta fundit në përpjekje për të parandaluar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur shqiptarë në ndërtesat zyrtare u përplasën me forcat paqeruajtëse KFOR. Të paktën 25 trupa të KFOR-it u lënduan të hënën e kaluar në përleshje me protestues serbë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img