“Kush jemi, çka jemi, sa jemi të fortë, gjithçka varet nëse ne si paraardhësit tanë do të arrijmë të ruajmë gjithçka që na ka dhënë Zoti”, u tha Teodosije besimtarëve të mbledhur sot në Leposaviq. Shteti serb në vazhdimësi e ka përdorë Kishën Ortodokse Serbe për të nxitë urrejtje në mes popujve në Ballkan.
Njeriu i Zotit, Teodosije, që për obligim ka thirrjet për paqe në mes njerëzve, e në këtë rast, thirrjet në relaksim të raporteve në mes serbeve dhe shqiptarëve, trimëron serbet e Kosovës për dhunë.
Ardhja e peshkopit Teodosije në Kosovë kinse për festën “Svete Trojce” më shumë është politike se sa fetare. Vizita e tij vjen në kohën kur serb lokal janë duke protestuar kundër kryetarëve legjitim të katër komunave në Veri të Kosovës dhe tensioneve të larta.
Sikurse vizita e Teodosije në Leposaviq me qëllim frymëzimi të nacionalistëve serb, vizita të tilla kishte pas edhe në kohën e luftës nga udhëheqës kishtarë serb të cilët edhe i kishin “bekuar” dhe nxitur kriminelët serb për të kryer krime kundër popullatës shqiptare në Kosovë.