1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ramadani: Përgjegjës për humbjen jam unë, futbollistët e dhanë maksimumin

Gjilani nuk ia doli të rikthejë trofeun e Kupës së Kosovës as pas 23 vjetëve.

Skuadra gjilanase u mposht sonte në finale nga Prishtina me rezultatin e pastër 0:2.

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, pas ndeshjes i përgëzoi kryeqytetasit për triumfin.

“Ishte një derbi i vërtetë, një finale e vërtetë me shumë frymë sportive. Dy skuadrat patën dëshirë ta fitojnë ndeshjen, por fitoi Prishtina dhe e përgëzoj. Normal që jam i mërzitur për humbjen, por për të arritur deri në finale pas gjithë problemeve që kemi pasur është një sukses i madh”, tha ai për “ArtSport”.

Tutje, Ramadani tha se skuadra e tij dha maksimumin, pavarësisht se humbi.

“Mendoj se e dhamë maksimumin, por nuk patëm fat në këtë finale. Nuk pati shumë raste. Prishtina shfrytëzoi rastet e saj. Nëse kërkohet përgjegjës për këtë humbje, unë jam përgjegjës pasi futbollistët dhanë maksimumin e tyre. Për të arritur deri këtu me këtë kontingjent është mrekulli në vete”, shtoi trajneri i Gjilanit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img