-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Lammy: Britania të tregojë lidership, asnjë Sekretar i Jashtëm s’e vizitoi Kosovën nga viti 2016

Në Parlamentin britanik është duke u zhvilluar një debat për situatën e tensionuar në Kosovë.

Deputeti laburist David Lammy ka thënë se përpjekja e Britanisë së Madhe për Kosovën duhet të bëhet më e fuqishme.

Ai ka thënë se asnjë Sekretar i Jashtëm britanik nuk e ka vizituar Kosovën që nga viti 2016.

“Situata në veri të Kosovë është skajshmërisht e pasigurt dhe kërkon vëmendjen e menjëhershme të kësaj dhome. Javën e kaluar, rreth 30 ushtarë paqeruajtës të KFOR-it dhe 57 protestues janë lënduar. Përkundër rolit tonë historik, asnjë Sekretar i Jashtëm nuk e ka vizituar Kosovën që nga viti 2016”, ka deklaruar ai.

“Britania e Madhe duhet të fillojë të tregojë lidership, të fokusohet në de-përshkallëzim dhe të ri-vendos dialog konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë’, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img