Në debatin në mes deputetit Avdullah Hoti dhe ministrit Faton Peci, është përfshirë edhe presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.
Ky i fundit ka thënë se Peci e ka quajtur si “njeri që vjen nga Kremlini”.
Pacolli e ka pyetur Faton Pecin pse këtë akuzë nuk ia ka bërë gjatë vizitës në shtëpinë e tij.
”Ministri Peci po e akuzon Prof. Avdullah Hotin se gjoja ai është “analfabet”!!! Dihet botërisht se profesor Avdullah Hoti nuk është analfabet, është i urtë, i arsimuar, me edukatë fisnike“, i ka dalë në mbrotje Pacolli – Hotit.
”Ju ministër edhe mua më keni sharë duke më quajtur ndër të tjerash ” njeri që vjen nga Kremlini”! Sinqerisht nuk di cfare t’u them pos që po shpifni! Pse nuk më thatë këtë kur isha nikoqir i juaj në shtëpinë time? Çfarë shije të keqe të lënë shpifjet e juaja, ministër! … por ndoshta kjo korrespondon me edukaten e juaj, ????”triste”, triste nga një ministër i ri“, ka shkruar Pacolli në Facebook, të hënën. /Gazeta Express