2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Basha i reagon Haradinajt: Kur SHBA kërcënonte PAN-in, VV nuk kërkonte mocion mosbesimi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon rrëzimin e Qeverisë Kurti përmes një mocion mosbesimi.

Mirëpo kjo nuk po i pëlqen aspak deputetit të VV-së, Dimal Basha.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se kur SHBA kërcënonte PAN-in, VV nuk kërkonte mocion mosbesimi.

Më tutje Basha ka thënë se AAK-ja po e bënë këtë se mbase ju kanë lodhur mashqit

Postimi i Plotë

Të dashur qytetarë dhe të nderuara medie

Derisa qeveria është në betejë me Serbinë, opozita i ka ndez motorrat me rrëzu Qeverinë Kurti, thu se kanë punu najherë me ndërtu diçka!

Tash ngoni mirë, Ramushi duhet me kuptu që qytetarët nuk e kanë kujtesë  e peshkut sikur këta! A ju kujtohet letra që Matheë Palmer i ka pas dërgu tre krerëve të shtetit, koalicionit të PAN-it në vitin 2019?

Ja detajet:

❌Anulohet vizita e Gjeneralit të Gardës Nacionale të shtetit të Ioëa-s

❌Paralajmërim për rishikim të bashkëpunimit në aspekte të tjera të sigurisë.

❌Zhgënjimi të hapur që këshillat e ShBA-së nuk janë përfillur.

❌ Deri në largimin e tarifës 100%, marrëdhëniet nuk do të mund të rikthehen në nivelet e mëhershme.

Tash për dallim prej opozitës,  edhe pse SHBA kërcënojke koalicionin, Lëvizja Vetëvendosje! nuk kërkojke mocion të mosbesimit ndaj Ramushit si Kryeministër, sepse neve nuk na duhet pushteti kur humb shteti! E për kujtesën tuaj, qeveria e PAN-it ka pas ra 5 muaj pas letrës së Palmerit, por për arsye krejt tjera!

Qytetarët ju njohin, e dinë që shpejtë e jepni shtetin për me marrë pushtetin. Mbase e bëni se edhe iu kanë lodh mashqit qe dy vjet, por neve na duhet një shtet i fortë, jo ‘mashqi’ t’fortë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img