6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mercenarët e “Wagner” i marrin peng kolonelin e njohur Putinit

Tensionet mes grupi grupit mercenar “Wagner” dhe ushtrisë ruse, janë përshkallëzuar, ndërsa “Daily Mail” e quan këtë situatë nisjen e luftës civile ruse. Sipas medias britanike mercenarët e ‘Wagner’ thanë se kanë marrë peng një kolonel të ushtrisë së rregullt të Putinit.

Koloneli i kapur rob doli në një video të postuar nga grupi Wagner, në të cilën ai pranoi ‘fajësinë’ e tij dhe pranoi se ishte i dehur e prandaj qëlloi në drejtim të një automjeti të Wagner. Kjo vjen pas akuzave të ‘Wagner’ se trupat e rregullta ruse po luftojnë kundër mercenarëve, madje duke vendosur edhe mina kundër tyre.

Mercenarët e ‘Wagner’ kanë luftuar për Putinin në Ukrainë dhe kanë arritur të pushtojnë qytetin Bakhmut pas muajsh luftime të përgjakshme. Por suksesi i grupit ‘wagner’ ka zemëruar komandantët e ushtrisë ruse dhe marrëdhëniet mes tyre janë helmuar ndjeshëm.

Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka nisur disa sulme verbale ndaj udhëheqësve ushtarakë të Putinit. Ai i ka akuzuar ata se kanë urdhëruar trupat e tyre të tërhiqen nga pozicionet e tyre dhe kanë lënë luftëtarët e Wagner të pambrojtur në vijën e frontit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img