9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Për 70 ditë qeverisje, Lladrovci përmbush vetëm një premtim

Fillimi i qeverisjes me Komunën e Drenasit nuk ka shkuar ashtu siç e kishte parashikuar kryetari i ri i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci sot i ka bërë 70 ditë qëkur ka ardhur në krye të kësaj komune, ndërsa përgjatë kësaj periudhe ai ka arritur të finalizojë vetëm një nga të gjitha premtimet e dhëna.

Lladrovci kishte dhënë premtime të mëdha, në fushatën zgjedhore, investime në të gjitha fshatrat, ndryshime në qeverisje, sidomos në arsim dhe në shëndetësi ishin vetëm disa nga premtimet që Lladrovci ua ka bërë qytetarëve të Komunës së Drenasit, shkruan Insajderi.

Që në fillim të mandatit Lladrovci kishte pezulluar nga puna pesë drejtorë dhe zyrtarë komunalë ndaj të cilëve kishte të ngritur aktakuza për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”, në mesin e të cilëve edhe drejtoreshën e Shërbimeve Publike, Hyrie Xhamajlaj – Thaçi, motër e ish-kundërkandidatit të tij nga “Nisma”, Isa Xhemajlaj.

Por Lladrovci nga të gjitha premtimet e dhënë sipas Institutit për Studime të Avancuara GAP, ka arritur të përfundojë vetëm 1 premtim me sukses, ndërsa 3 të tjera vetëm i ka filluar, përderisa 16 premtime të tjera të Lladrovcit as nuk kanë filluar fare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img