Përfundon zyrtarisht aventura e Igli Tares si drejtor sportiv i ekipit të Lazio në Itali.
Pas 18 vitesh në këtë post, Tare ka mbyllur këtë kapitull.
“Pas 18 vitesh merr fund eksperienca ime e mrekullueshme si drejtor sportiv i Lazio. Kam pritur për më të mirën e Lazio që të arrijë objektivin e Ligës së Kampionëve, i vetëdijshëm se ka ndërtuar një ekip të fortë me lojtarë të jashtëzakonshëm dhe të predispozuar për të arritur këtë qëllim. Ishte një aventurë e gjatë dhe intensive e mbushur me gëzime, disfata dhe trofe. Nuk do të ndalem së falenderuari Presidentin Lotito për mundësinë që më ka dhënë, tifozët që më kanë hyrë në zemër, klubin, të gjithë anëtarët, lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që kanë qëndruar pranë meje”, tha Igli Tare për TG1.