3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Pse e ke lëshu punën pa lajmërim”/ Ky është gjakovari që dyshohet se sulmoi dhe kërcënoi ish-punëtorin

Një person dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe është kanosur me armë nga ish-punëdhënësi i tij. Sherri dyshohet se nisi me debat verbal dhe më pas eskaloi, për çka viktima kërkoi ndihmën e Policisë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë bërë me dije se bëhet fjalë për Nazim Berishën, (43-vjeçar) i cili po dyshohet se e ka goditur ish-punëtorin e tij, të cilin e ka akuzuar se ka vendosur të largohet nga puna pa e njoftuar paraprakisht.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari ia ka zënë pritën viktimës te shtëpia e tij dhe aty dyshohet se i ka kërkuar llogari pse ka vendosur që ta lë punën, e madje e ka akuzuar edhe për një borxh.

Për të mos mbaruar me kaq, viktima ka deklaruar se i dyshuari e ka goditur dhe e ka kanosur me armë, duke i shkaktuar kështu shqetësim.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprat penale “Kanosje”, “Sulm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img