1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq nga tarraca e Presidencës së Serbisë: Të mërkurën do të japim lajme shumë të rëndësishme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se të mërkurën do të njoftojë lajme shumë të rëndësishme, politike dhe ekonomike.

“Kanë kaluar saktësisht 10 ditë që kur kam ftuar ata që protestojnë në rrugë dhe që kanë paraqitur kërkesa të caktuara të vijnë të bisedojmë. Ata nuk u përgjigjën. Më vjen keq për këtë dhe mendoj se është një gabim i madh. Në shoqëritë demokratike gjërat zgjidhen me diskutim. Jo duke më quajtur mua, Anë, Sinishën çdo ditë të çmendur, vrasës, kriminelë, duke e ditur se sa shumë e çorientoni publikun. Gjërat zgjidhen me bisedime, kompromise, marrëveshje”, tha Vuçiq në një videoklip të postuar në llogarinë e tij në Instagram, pas një takimi me kryeministren Ana Brnabiq dhe ministrin e Financave Sinisa Mali.

Ai tha se do të vazhdojnë të presin për ato bisedime dhe se beson se dikush do të inkurajohet të fillojë të flasë.

Nga ana tjetër, siç deklaroi ai, në ditët në vijim do të dalin me plane të reja, programe të reja, ide të mëdha, por edhe “lajme të jashtëzakonshme për qytetarët tanë”.

“Të mërkurën do të zbulojmë gjithçka për të cilën po flas, do ta tregojmë. Ne punojmë shumë për këtë si ekip. Të gjithë të tjerët i ftoj të punojnë, të punojnë si kurrë më parë, edhe më fort, sepse do ta kemi të vështirë për shkak të Kosovës dhe shumë çështjeve tjera gjeopolitike. I bëj thirrje Serbisë të bashkohet dhe të mërkurën para ardhjes së presidentit indian në Beograd, qytetarët e Serbisë do të kenë shumë lajme shumë të rëndësishme, si politike, ekonomike dhe të gjitha të tjerat”, tha Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img