Milot Rashica kishte një hyrje spektakolare në festën e Galatsarayt për titull.
Reprezentuesi i Kosovës u fut në stadium në një mnëyrë që asnjë lojtar deri më tani se ka bërë.
Rashica u fut në stadium me këngën e Shkurte Fejzës dhe këngën që është kënduar brez pas brezi “Oj Kosovë oj nana ime”.
Ai kishte me vete edhe dy djemët e tij, ndërsa iu bashkua bashkëlojtarëve për festën.
Galatasaray mori në duar trofeun në ndeshjen përballë Fenerbahces, ndërsa Rashica ia doli që në 26 paraqitje të shënonte 4 gola.