Vetëm gjatë muajit prill në Kosovë janë braktisur tre fëmijë.
Prindërit e fëmijëve kanë qenë nga regjione të ndryshme të vendit.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave (ASK) ku raportohen braktisjet e fëmijëve në baza mujore thuhet se të tre fëmijët e braktisur janë të gjinisë femërore.
Numri i fëmijëve te braktisur sipas komunave, një është nga Komuna e Ferizajt, një nga Malisheva dhe një nga Juniku.
Sipas të dhënave gjatë periudhës janar-prill janë braktisur dhjetë fëmijë.