4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Apple lanson produktin e saj më të madh ndër vite

Kompania teknologjike Apple është gati të lansojë produktin më të ri në pothuajse një dekadë, që kur futi në treg Apple Watch-in.

Kufjet e reja “me realitet të përzier” do të lansohen gjatë Konferencës së Zhvilluesve të hënën.

Gjithçka që dihet për kufjet, përpara zbulimit të madh të mundshëm të së hënës.

Siç është raportuar, çmimi i këtyre kufjeve për versionin e parë të tyre do të jetë 3,000 dollarë, gjë që do t’i bënte ato në mesin e produkteve më të shtrenjta të Applet.

Ky çmim i lartë mund të jetë rezultat i komponentëve të nivelit të lartë që kërkohen për të fuqizuar kufjet, të cilat thuhet se kanë performancë dukshëm më të lartë se konkurrentët e saj.

Apple pret që këto produkte të reja të blihen nga më pak njerëz.

E hëna është pothuajse e sigurt që do të jetë dita e lansimit të kufjeve. Megjithatë ende nuk dihet nëse dalja në shitje e tyre mund të vonohet.

Apple thuhet se është shumë e përqendruar në sigurimin që kufjet të sjellin një përvojë me cilësi të lartë. Kjo do të thotë një specifikim shumë më luksoz se kufjet ekzistuese me këtë lloj çmimi.

Kjo përfshin ekrane shumë të detajuara dhe të fuqishme. Raportet kanë sugjeruar se mund të ofrojë deri në 5,000 nits ndriçim – mjaftueshëm për HDR – dhe një rezolucion total 8K nga dy ekrane Micro OLED që duhet të lejojnë kohë të shpejtë reagimi. Do të ketë dy çipa që sigurojnë se është në gjendje të punojë vetë pa pajisje shoqëruese.

Kufjet do të duken diçka si AirPods Max e kombinuar me një Apple Watch.

Gjithashtu thuhet se do të ketë mjete për të zbuluar më shumë rreth personit që i vendos ato. Raportet sugjerojnë se do të jetë në gjendje të shohin shprehjet e fytyrës së njerëzve, si dhe të përfshijnë mikrofona për kontrollin e zërit përmes Sirit.

Gjithashtu pritet të përfshijë më shumë kamera standarde, të cilat do t’i lejojnë përdoruesit të shohin botën reale dhe të mbivendosen objekte virtuale në të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img