12.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Detaje nga takimi që do të mbahet sonte mes Kurtit, të dërguarit të ShBA-së dhe BE-së

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë dhe Beograd.

Escobar dhe Lajçak do të zhvillojnë takime me krerë të lartë shtetërorë. Ata do të priten sonte në orën 20:00 nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Takimi mbahet në orën 20:00 në ndërtesën e Qeverisë”, thuhet në njoftim.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img