Presidenti hungarez Viktor Orbán mori pjesë të enjten në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, por së fundmi është përhapur një video në rrjetet sociale që tregon se si ai përjetoi një moment të sikletshëm nga Presidentja e Moldavisë.
Maja Sandu e priti Orbanin në kështjellën Mimi dhe kur u takuan, Presidenti hungarez donte t’i puthte dorën.
Mirëpo ajo e ka refuzuar.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale shihet se Orban në atë moment ka qenë mjaft i hutuar, transmeton Kurir.
Nuk dihet pse Maja Sandu vendosi të refuzojë puthjen e Orbanit, por ka mundësi që të jetë për mosmarrëveshjet e tyre politike, kryesisht për luftën në Ukrainë dhe Vladimir Putinin.