Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj njofton se vetëm në muajin maj kanë filluar të rregullohen e janë përfunduar punimet në 18 rrugë.
Shkrimi i plotë:
Vetëm në muajin Maj, kanë filluar/përfunduar këto 18 rrugë:
1. Rruga në Zllatar.
2. Rruga në lagjen Kullaj-Mramor.
3. Rruga e re në Butovc.
4. Shtresa finale në Rr. “Nekibe Kelmendi”.
5. Rruga e re në Koliq.
6. Me dinamikë të plotë po zhvillohen punimet në ndërtimin e rrugës “Jim Xhema” apo Rruga A.
7. Rruga e re në Prapashticë.
8. Rruga “Qëndresa” në Matiçan.
9. Filloi ndërtimi i disa rrugëve në fshatin Shkabaj: Rrugët si Rruga “Agron Rama”;Rruga “Eva Mbrendli”;Rruga “Bedri Dedja” dhe Rruga “Zejnullah Hahili”.
10. Filluan punimet në ndërtimin e rrugës e cila do ta lehtësojë komunikacionin në lagjen Arbëria. Kjo rrugë do të shfrytëzohet si bajpas për kalimin e veturave, nga rruga Ahmet Krasniqi në lagjen e Arbërisë së re, tek objektet e reja banesore.
11. Rruga që lidhë fshatrat e Gollakut me Dardanën, nëpërmjet rrugës Viti – Bullaj.
12. Rruga në Lagjen Gërbeshi.
13. Rruga “Gjergj Balsha” në Lagjen “Arbëria”.
14. Filluan punimet në ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi”, faza e dytë, e cila lidhet me rrugë magjistrale Prishtine – Gjilan.
15. Rruga që lidhë fshatrat e Gollakut, Stallovë-Zllash.
16. Rruga e re në Hajvali.
17. Rruga e re që lidhë Prishtinën me Artanën, segmenti Flotacion – Kllokoq.
18. Rruga e re në Ballaban.