Këshilltar i posaçëm në Departamentin e Shteti të Amerikan, Dereck Chollet, i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit, që të angazhohet për paqe dhe qetësi në Kosovës.
Sipas Këshilltarit Special të DASH-it, Vuçiq duhet të nxisë qetësinë serbëve të Kosovës në mënyrë që të zbuteten tensionet e krijuar në veri të Kosovës.
“Inkurajova dje presidentin serb [Aleksandar] Vuçiq që të nxisë qetësinë serbëve të Kosovës, të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës” , ka kërkuar Këshilltar i posaçëm në Departamentin e Shtetit Amerikan Dereck Chollet.
“Dhe të kthehet në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga Bashkim Evropian”, ka thënë Chollet.