0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti zblulon se çfarë i është thënë nga diplomatët e huaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar se çfarë i është thënë nga diplomatët e huaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi.

‘’E mbaj mend shumë mirë muajin mars të vitit të kaluar kur neve në Kosovë na thoshin, ju lutem, mbase kursejeni Serbinë, Beogradin, presidentin nga retorika e kritikës së ashpër, për shkak se pas datës 3 Prill, kur do të mbahen zgjedhjet e Serbisë ata do ta ndryshojnë orientimin dhe do të jenë tërësisht të drejtuar kah perëndimi. Nuk ndodhi, pra duhet t’i nxjerrim disa mësime, pritjet që kanë ekzistuar ndaj presidentit aktual nga ana e perëndimit nuk janë realizuar, kujt ia kishte marrë mendja kur ka ndodhur invazioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë që bëhen 1 vit e 4 muaj edhe ende Serbia mbetet shteti i vetëm në Evropë që nuk i vendos sanksione Rusisë’’, u shpreh Kurti.

Ai ka thënë se Rusia po e përdor Serbinë për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Kurti ka potencuar se është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Kosovë.

“Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me ambasadorët e KUINT-it në Kosovë dhe natyrisht që kur u njoh procesi zgjedhor të cilin e patëm shtyrë për katër muaj në katër komunat në veri, kur u njoh rezultati, kur u njoh betimi ne nuk kishim tjetër zgjidhje përveçse kryetarët të fillojnë punën në vendin e tyre”, shtoi më tej Kurti.

Kreu i qeverisë konsideron se kanë vepruar në mënyrë të duhur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img