Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se ushtria e vendit të tij është e gatshme të nisë kundërofensivën për të marrë kontrollin e territoreve të pushtuara nga Rusia.
Në një intervistë për Wall Street Journal, Zelensky u shpreh se është besimplotë se ushtria ukrainase do t’ia dalë me sukses kësaj sfide kaq të vështirë.
“Nuk e di se sa kohë do të zgjasë dhe si do të shkojë kjo kundërofensivë, por ne jemi gati për të dhe do ta bëjmë.
Kundërsulmi i shpallur më herët nga Ukraina vjen pas paketës së fundit të ndihmës nga partnerët ndërkombëtarë, pasi lideri ukrainas ishte shprehur se ajo mund të realizohej vetëm nëse ushtarët e rezistencës do të kenë armatimin e duhur.
Në javët e fundit, ushtria ukrainase ka shtuar ndjeshëm sulmet ndaj bazave ruse të municionit, por presidentit Zelensky e pranon se dominanca ajrore e Rusisë mund të jetë shkatërruese.
“Një numër i madh ushtarësh do të vdesin në këtë ofensivë”, u shpreh mes të tjerash presidenti pa dhënë detaje se kur mund të nisë sulmi.