Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Kurti lidhur me situatën në veri të vendit.
Ai ka thënë se kriza në veri është e shtata e prodhuar nga Kurti.
‘’ Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e z.Kurti. Kriza e fundit e cila eskaloi me protesta e dhunë, që burim e ka Beogradin, shkaktoi reagim të ashpër të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, sepse z.Kurti po vazhdon me veprime të befasishme’’, ka thënë Haziri.
Moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët tanë në kuadër të dialogut, ka sjellur këtë tensionim të situatës, ka shtuar më tutje nënkryetari i LDK-së.