-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: 100 milionët nga FMN-ja, dëshmi për aftësitë qeverisëse të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa me anë të një statusi në facebook e ka komentuar vendimin e FMN-së që t’i jap Kosovës 100 milionë euro.

Sipas kryeministrit Mustafa, ky vlerësim është dëshmi për partnerët që Kosova ka aftësi dhe potenciale qeverisëse.

“Sot, Bordi i FMN-së, duke marrë në konsideratë disiplinën, korrektësinë dhe menaxhimin shembullor të financave nga Qeveria e Kosovës, ka distribuuar 100 milionë euro për Buxhetin e shtetit të Kosovës, që shkojnë në mbështetje direkte buxhetore. Përtej përfitimit të konsiderueshëm dhe shumë të vlefshëm financiar, ky vlerësim është dëshmi për partnerët tanë ndërkombëtarë për kredibilitetin, aftësinë dhe potencialet tona qeverisëse”, ka shkruar Mustafa në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot, Bordi i FMN-së, duke marrë në konsideratë disiplinën, korrektësinë dhe menaxhimin shembullor të financave nga Qeveria e Kosovës, ka distribuuar 100 milionë euro për Buxhetin e shtetit të Kosovës, që shkojnë në mbështetje direkte buxhetore.

Pas rishikimit të programit, FMN-ja ka konkluduar se të gjitha kushtet në kuadër të programit janë plotësuar nga ana e institucioneve të Kosovës.

Përtej përfitimit të konsiderueshëm dhe shumë të vlefshëm financiar, ky vlerësim është dëshmi për partnerët tanë ndërkombëtarë për kredibilitetin, aftësinë dhe potencialet tona qeverisëse.

Kjo e arritur është rezultat i koordinimit ndërmjet institucioneve dhe menaxhimit të mirë të disa proceseve shumë të ndjeshme që u përmbyllën suksesshëm, me mirëkuptimin dhe kontributin e të gjithëve.

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të qoj përpara proceset vitale për shtetin, në partneritet me SHBA-të dhe vendet tjera mike si dhe me organizatat ndërkombëtare euroatlantike dhe më gjerë.

Urime!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img