4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dyfishohet shifra e tatimit të paguar nga estrada

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë që kohëve të fundit është rritur edhe numri i tatim paguesve nga kategoria e këngëtarëve dhe grupeve muzikore, sipas EkonomiaOnline.

Sipas tij, nga 10 milionë euro të deklaruara në vitin 2021, shifrat kanë shkuar në mbi 20 milionë euro, pra nga 800 mijë euro të paguara kanë shkuar në 2 milionë euro në vitin 2022.

“Gjatë viti të kaluar kemi qenë prezent në aktivitete verore duke identifikuar ose monitoruar aktivitetet të cilat janë të shtuar në sezonin veror, në këtë rast është edhe pjesa e këngëtare, grupeve muzikore, diskotekave, restoranteve e të gjitha këto. Ka këngëtarë ose grup muzikor, ose këngëtarë të cilët janë me tatime shtesë në vlera mbi 100 mijë euro”, ka thënë Murtezaj.

Murtezaj ia ka atribuuar meritën për rritjen e pagesës së tatimit punës së tyre në terren.

“Po ashtu këtu do ta potencojmë faktin që si rezultat i atyre monitorimeve tona në teren është arritur efekti në ngritje të vetë deklarimit të kësaj kategorie te tatim paguesve, ku gjatë viti 2022 është rritur qarkullimi i deklaruara nga rreth 10 milionë euro që ishte në vitin paraprak në vitin 2021, në mbi 20 milionë euro, apo edhe rritje të tatimeve të paguara nga rreth 800 mijë që ishin vitin 2021 në rreth 2 milionë euro në vitin 2022 vetëm nga këngëtarët. Ky është një rezultat që tregon që ne jemi duke punuar në shumë drejtime sikurse në ngritjen të vetëdijes për vetë deklarim dhe pagesë të tatimeve nga ana e bizneseve po të njëjtën kohë edhe me masat aty ku nuk i’u binden ligjit”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img