Ai më tutje ka elaboruar se çka nënkupton me këtë frazë, duke vënë theksin te rendi dhe ligji si dhe zhvillimi ekonomik.
“Në fund të marsit do ta kemi Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës. Do të fillojë një epokë e re e një vazhdimësie të fuqishme. Aty ku ka pasur të meta do t’i evitojmë. Do të punojmë t’u japim përgjegjësi qytetarëve”, tha Veseli në Info Magazine të Klan Kosovës .
“Nuk do të kenë vend në PDK të gjithë ata që nuk e duan Kosovën. Vendi duhet duke e respektuar shtetin ligjor, duke forcuar ekonomi, duke krijuar perspektivë për të rinjtë”, tha ai.
Ai thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë mandat ushtarak.