Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në familjen Muhollari, në Përmet, ku djali 24-vjeçar mbyti me plasmas nënën e tij 63-vjeçare.
Ata kishin 4 ditë që ishin rikthyer në Shqipëri nga Amerika ku jetonin prej vitesh. Sipas policisë, Albi Muhollari vuan nga gjendja depresive dhe është i dyshuari kryesor.
Ndërkohë pas ngjarjes së rëndë ka reaguar bashkëshorti i viktimës dhe babai i 24-vjeçarit i cili është shprehur se djali i tij nuk duhet të burgoset por doktori i tij.
“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!” u shpreh ia ati.
Babai akuzon doktorin pasi sipas tij ata kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e të birit por ai nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti mes djalit dhe nënës.