5.7 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Delawie: Të votohet Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë sa më parë projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Reagimi i Ambasadorit Amerikan Delawie ka ardhur disa ditë pasi deputetët kosovarë nuk qëndruar në numër të mjaftueshëm në seancë duke pamundësuar kuorumin e nevojshëm për ta votuar këtë projektligj i cili ndodhej në lexim të dytë.

Kjo ka nxitur reagimin e Ambasadorit Amerikan i cili përmes një postimi në Twitter ka thënë se përkrah projektligjin e propozuar nga Ministria e Drejtësisë sepse i njëjti “pamundëson kriminelët me lidhje politike që ti ikin dënimit”, ka shkruar Delawie.

Gjatë prezantimit të projektligjit para deputetëve, ministrja e Drejtësisë Dhuarat Hoxha prezantoi ndryshimet ligjore si nevojë për rritjen e efikasitetit dhe zbatimit të ligjit përmes largimit të ndikimit të ekzekutivit në gjyqësor me heqjen e së drejtës që ministri si i emëruar politik të lejoj pezullimin e ekzekutimit të dënimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img