2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Tërheqja e tanishme e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, me një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se tërheqja e kryeministrit dhe presidentit nga veriu, do të ketë pasoja të mëdha për vendin.

Haxhiu tha se tërheqja e Kurtit dhe Osmanit nga veriu, dhe organizimi i zgjedhjeve të reja, do të u mundësojë serbëve që “dirigjohen” nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq të kapin pushtetin.

Ai u kthye edhe në kohë, dhe ia kujtoi rastet kur kryeministri Kurti është tërhequr nga iniciativat, çfarëdo çofshin ato.

Deputeti sheh shpresë që disa nga kryetarët e zgjedhur në veri, nuk do të tërhiqen, edhe pse Kurti – Osmani po tërhiqen.

Postimi i plotë:

Tërheqja e radhës me pasoja të mëdha për Kosovën!
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë pajtuar që të tërhiqen nga veriu, që pushtetin në komunat veriore t’ua dorëzojnë serbëve të dirigjuar nga Vuçiqi, duke organizuar zgjedhje të reja në komunat veriore.
Tërheqja e tanishme e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët, zhgënjim dhe fyerje për kryetarët e komunave veriore të zgjedhur në zgjedhjet e fundit.
E ditur dhe e pritshme tërheqja e Albinit.
Gjithë jeta i shkoi duke u tërhequr, kështu ka vepruar edhe në kohën kur:
– Është tërhequr nga Zyra e Demaçit.
– Është tërhequr nga kundërshtimi i Pakos së Ahtisarit, për të cilin kundërshtim vdiqën dy djem të ri, ndërsa sot Albin Kurti është kryeministër i Pakos së Ahtisarit.
– Është tërhequr nga zbatimi i vendimit për targat ku është plagosur polici Ekrem Neziri nga Ferizaj. E dërgoi policinë e Kosovës drejt vdekjes për zbatim të vendimit për targat dhe prapë është tërhequr.
– Është tërhequr nga kundërshtimi i Zajednicës, e pranoi atë me vetmenaxhim.
– Është tërhequr nga parimet e proklamuara të dialogut me Serbinë.
Albin Kurti edhe kësaj radhe po tërhiqet me turp dhe pa nder, pasi rrezikoi marrëdhëniet e Kosovës me partnerët strategjik, rrezikoi jetën e policëve të Kosovēs, ushtarëve të KFOR-it, kryetarëve të komunave në veri, gazetarëve dhe qytetarëve.
Sepse krejt jeta politike e Albin Kurtit është me kaos, tensione, protesta e shkatërrim, tërheqje e mashtrim.
Vetëm prej pushtetit nuk tërhiqet sepse pushtetin e do fort, të gjitha i sakrifikon për pushtet.
Albi Kurti dhe Vjosa Osmani mund të tërhiqen, por Izmir Zeqiri, Ilir Peci dhe Lulzim Hetemi nuk besoj!
Sepse tërheqja pas trazirave është autonomi për serbët.
Të gjithë mbështetësit e Albin Kurtit kanë me u turpëru nga tërheqja e radhës e tij.
P.S. Pse mu tërhjek Albini, ai nuk e din, as nuk don me ditë çka është presioni ndërkombëtar, kështu deklaronte dikur?!.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img