11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Digjet kisha e shekullit të XVII-të në Massachusetts

Ekipet e zjarrfikësve nxituan në Kishën e Parë të Kongregacionit në Spencer, Mass, rreth 70 kilometra larg Bostonit, pasi kambana e kishës mori flakë pas një stuhie të madhe.

Flakët shpërthyen në anët e kambanës së kishës së lashtë dhe u përhapën shpejt në katin e parë të saj përpara se zjarri i furishëm të kaploi tërë tempullin e adhurimit.

https://video.foxnews.com/v/video-embed.html?video_id=6328701012112&loc=telegrafi.com&ref=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdigjet-kisha-e-shekullit-te-xvii-te-ne-massachusetts%2F&_xcf=

Watch the latest video at foxnews.com

Autoritetet zbuluan se askush nuk u lëndua gjatë zjarrit dhe se kisha ishte bosh kur shpërtheu zjarri, raporton nypost.

Rev. Bruce MacLeod, pastori i përkohshëm i kishës, tha se ndërtesa u ndërtua duke përdorur dru dhe materiale të tjera që nga vitet 1800, gjë që mund të jetë arsyeja pse ajo mori flakë dhe u dogj kaq shpejt.

Hetuesit nuk kanë përcaktuar ende nëse pjesët e mbetura të kishës së djegur duhet të shemben plotësisht.

Kisha e Parë Kongregacionale u ndërtua në vitin 1743 pasi Nathaniel Cunningham, një tregtar i pasur i Kembrixhit, dhuroi tokën për ndërtimin e saj – një dekadë përpara se të krijohej qyteti i Spencer.

Ky nuk ishte rasti i parë i një zjarri që shkakton dëmtime në kishë. Në janar të vitit 1862, një zjarr tjetër shkatërroi plotësisht shtëpinë e adhurimit. Ajo u rindërtua në vitin 1863.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img