12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Fundosen 2 anije me emigrantë të paligjshëm në Tunizi, gjendet trupi i një vogëlusheje

Dy varka ku kontrabandoheshin njerëz nga Afrika janë fundosur të mërkurën në Tunizi.

Rojet bregdetare kanë gjetur trupin e një vogëlusheje të veshur me rozë të premten, e cila dyshohet të jetë me kombësi kameruniane, pasi më shumë se 200 emigrantë nga ky vend ishin shpëtuar në brigjet e Sfax në dy ditët e fundit.

Nëna e saj ende nuk është gjetur.

Faouzi Masmoudi, prokuror publik dhe zëdhënës i gjykatës Sfax, i tha AFP se dy varka që transportonin emigrantë të paligjshëm nga Afrika Sub-Sahariane u fundosën në brigjet e qytetit të mërkurën.

Gjashtë persona humbën jetën në fundosjen e parë, ndërsa 39 emigrantë u shpëtuan. 12 pasagjerë nga varka e dytë u shpëtuan, ndërsa 41 të tjerë, përfshirë gjashtë fëmijë, janë ende të zhdukur, sipas të njëjtit burim.

Tunizia po kalon një krizë të rëndë politiko-ekonomike, e cila gjithashtu po shtyn shumë tunizianë të përpiqen të arrijnë në Evropë në mënyrë klandestine përmes detit, duke rrezikuar jetën e tyre.

Më 25 maj, Garda Kombëtare Tuniziane njoftoi arrestimin e një kontrabandisti të madh tashmë të dënuar me gjithsej 79 vjet burg, i akuzuar për organizimin e një largimi të emigrantëve tunizianë, i cili përfundoi në një anije të mbytur dhe 20 vdekje./Euronews/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img