Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se simboli Z, bluzat me simbolin Wagner, dhe kryqi me katër S-at, janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët të organizuar nga Serbia dhe frymëzuar nga Rusia.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se përpjekjet për të destabilizuar Kosovën nuk do të kalojnë.
“Simboli Z, bluzat me simbolin Wagner, kryqi me 4S janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët. Organizuar nga Serbia, frymëzuar nga Rusia. Idhulli i tyre është Millosheviçi, modeli i tyre Putin. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë”.