Milani raportohet se është në bisedime të avancuara me Ilkay Gundoganin.
Ai do të mbetet futbollist i lirë në fund të këtij muaji, pasi i skadon kontrata me Manchester Cityn.
Për të është e interesuar Barcelona dhe kohëve të fundit u raportua se një marrëveshje mes palëve është afër.
Por, tani duket se Milani është i gatshëm për të rrëmbyer reprezentuesin e Gjermanisë.
“Il Corriere dello Sport” ka raportuar “Rossonerët” janë tashmë në bisedime të avancuara me 32-vjeçarin.
Madje, sipas mediumit italian, te Milani janë të sigurt se do të sigurojnë nënshkrimin e ish-mesfushorit të Borussia Dortmundit.
Ndryshe, Ilkay Gundogan është pjesë e “Qytetarëve” që nga viti 2016.
Pas kurorëzimit me titullin e kampionit në Premierligë, kapiteni Gundogan tani synon të kompletojë tripletën me Man Cityt, duke triumfuar edhe në finalen e Kupës FA, si dhe në atë të Ligës së Kampionëve.