Incidentet nuk kanë fund për presidentin amerikan Joe Biden dhe pasi u rrëzua pas një fjalimi në Akademinë e Forcave Ajrore të enjten, tashmë ka ndodhur i radhës.
Lideri amerikan goditi kokën teksa dilte nga helikopteri Marine One që po e transportonte.
Ndërkohë, duke folur nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, ai përshëndeti kompromisin midis demokratëve dhe republikanëve në Kongres dhe miratimin e një projektligji që pezullon kufirin e borxhit deri në vitin 2025.
Marrëveshja u miratua me shumicë dërrmuese të mërkurën nga Dhoma e Përfaqësuesve (314-117) dhe të enjten nga Senati (63-36).