-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Turqia nis një batalion komandosh në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka dalë me një vendim për dërgimin e një batalioni komando në Kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 4 dhe 5 qershor.

Në këtë komunikatë, Turqia ka thënë se vazhdon të kontribojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global në kuadër të misioneve të OKB-së, NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe marrëdhënieve dypalëshe, shkruan Paparaci.com.

Në komunikatë, Kosova quhet “mike dhe vëllazërore” e Turqisë.

“Në këtë kuadër, vendi ynë ndjek me vëmendje zhvillimet në Ballkan, ku kemi vlera të përbashkëta historike dhe kulturore; kështu bëjmë thirrje palëve për përmbajtje për zgjidhjen e ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës mike dhe vëllazërore, të cilat dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, bëhet e ditur se një batalion komando i lidhur me komandën e Brigadës së 65 të Këmbësorisë, që ishte caktuar më parë në Forcën e NATO-s (KFOR) në Kosovë si njëri rezervë me kërkesën e bërë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli të Italisë do të transferohet në Kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 4-5 qershor. /Paparaci.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img