-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kapen 160 kg kokainë në portin e Selanikut, dyshohet se destinacioni ishte Shkupi

Një tjetër goditje ndaj karteleve të drogës ka arritur departamenti i antidrogës së Selanikut që ka sekuestruar një dërgesë me 160.5 kg kokainë, e cila kishte mbërritur në portin e këtij qyteti dhjetë ditë më parë dhe ishte vendosur në boshllëqet e pllakave të dy kontejnerëve me banane.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me prokurorinë amerikane të antidrogës DEA, por edhe të organeve të Rendit të Maqedonisë së Veriut.

Dy dërgesat lidhen edhe me sasinë prej 105 kg kokainë të kapur dhe sekuestruar në mes të muajit të kaluar përsëri në një ngarkesë bananesh, në të njëjtin port dhe thuhet se janë dërguar nga e njëjta kompani nga Ekuadori me destinacion të njëjtën kompani me qendër në Shkup.

Për rastin e 105 kg ishin arrestuar 10 persona në Selanik, mes të cilëve edhe një mjek i njohur 68-vjeçar, i përfshirë edhe në kontrabandë karburantesh dhe cigaresh. Nëntë prej tyre janë dënuar dhe ndodhen në burg.

Tashmë departamenti i antidrogës së Selanikut pritet t’i dërgojë hetuesisë të dhënat e reja për të plotësuar dosjen e ngritur tashmë për të dy rastet që sipas të gjitha të dhënave, kanë lidhje me njëri tjetrin dhe pritet që të pandehurit të thirren sërish për të deponuar.

Edhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut në deklaratat e tyre kanë bërë publike ngjarjen në fjalë, duke ripërsëritur bashkëpunimin me autoritetet greke dhe DEA-n amerikane.

Në orët e ardhshme priten hollësi të tjera në lidhje me këto sasi prej më shumë se një çerek toni kokainë brenda një muaji, që kartelet e drogës tentuan ta fusnin nëpërmjet portit të Selanikut , në Maqedoninë e Veriut e më pas në destinacione të tjera, shkruan TCH

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img