Policia ka njoftuar se kati i dytë i një shtëpie në Krushëven e Madhe të Klinës është kapluar nga zjarri.
Lëndime trupore kanë pësuar katër persona, të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, dhe rasti vazhdon të hetohet ka njoftuar Policia e Kosovës.
Raporti i plotë:
“Fsh. Krushëve e Madhe, Klinë 02.06.2023 – 20:50. Raportohet se kati i dytë i një shtëpie është kapluar nga zjarri. Njësitë policore dhe zjarrfikësit anë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.