Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se ka gjetur 84-vjeçarin, Sinan Duli, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij gjatë ditës së djeshme.
I moshuari është gjetur mbrëmë rreth orës 22:30, në një gropë në zonën te antena në lagjen “Kolovica” në Prishtinë.
Ndërkohë, Shoqata ka publikuar edhe pamje nga momenti, kur i moshuari është nxjerrë nga gropa. /teve1.info/