-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Edi Rama reagon pas vizitës së Ali Ahmetit te familja e Hashim Thaçit

Politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti ka vizituar sot prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë. I shoqëruar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi, Ahmeti është takuar me prindërit dhe të afërmit e Thaçit.

“Vizitova sot vatrën familjare të bashkëveprimtarit tim dhe ish presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’ju dhënë zemër e forcë prindërve dhe të afërmve të tij në betejën e drejtësisë, ku djali i tyre me shokë po mbron dinjitetin e UÇK-së, kauzën e pastër të mbarë popullit të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Pas këtij veprimi, ka reaguar kryeministri shqiptar, Edi Rama i cili ka publikuar një fotografi nga kjo vizitë.

Ai ka zgjedhur ta përshkruajë me vetëm një fjalë këtë vizitë.

“Burra”, ka shënuar Rama, duke ia bashkangjitur figurën që e simbolizon falënderimin.

Kohë më parë, Edi Rama edhe vetë e kishte vizituar familjen Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img